Në vazhdën e aktiviteteve integruese që zhvillon me shtresat vulnerabil, organizata Malteser Shqipëri organizoi dy ekskursione argëtuese me vajzat që jetojnë në shtëpinë e “Misionareve të Bamirësisë” Nënë Tereza në Shkodër.
Aktivitetet u zhvilluan pranë liqenit të Shkodrës, në Shirokë dhe morën pjesë një numër i konsiderueshëm i vajzave, të cilat kaluan disa orë të këndshme nën shoqërinë e vullnetarëve të Malteser.
Një tjetër aktivitet integrues që u zhvillua gjatë këtij muaji ishte ai i pjesëmarrjes së fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian në ndeshjet e futbollit të zhvilluara në qendrën sportive “Don Bosko”. Fëmijët ishin të shoqëruar nga vullnetarët e Malteser.