Në kuadrin e ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit, ditët e para të Dhjetorit, vullnetarët e organizatës Malteser Shqipëri organizuan disa aktivitete sensibilizuese.
Këto aktivitete kishin si qëllim sensibilizimin e shoqërisë sonë në zbatimin me korrektësi të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vendin tonë, vitet e fundit moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar një numër të madh vdekjesh.
Të nxitur nga kjo situatë, vullnetarët tanë menduan të ideonin një tabelë të re sensibilizuese për uljen e shpejtësisë.
Ata e kanë vendosur atë në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.
Gjatë këtyre ditëve, vullnetarët janë angazhuar edhe në riparimin e tabelave sensibilizuese të tjera të Malteser që janë të vendosura në rrugët e rajonit të Shkodrës.
Në këto aktivitete ishin të pranishëm vullnetarë dhe anëtarë të stafit.
Në këto aktivitete ishin të pranishëm vullnetarë dhe anëtarë të stafit.