Në kuadër të 3 dhjetorit, ditës botërore të personave me aftësi ndryshe, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka lobuar dhe vazhdon të lobojë me projekte dhe aktivitete të ndryshme kundrejt kësaj kategorie të margjinalizuar.
Kjo ditë synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve dhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi ndryshe në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.
Në kuadër të kësaj dite, vullnetarët dhe stafi i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës ka zhvilluar aktivitete të ndryshme sensibilizuese. Një aktivitet mjaft argëtues për kategorinë e këtyre fëmijëve, ishte “Gatuajmë së bashku biskota dhe ëmbëlsira”. Të shoqëruar dhe ndihmuar nga vullnetarët e Malteser në ambjentet e kuzhinës, ata kanë përgatitur biskota me forma të ndryshme. Të gëzuar prej asaj që ata gatuan prej duarve të tyre, ia kanë dhuruar biskotat familjarëve të tyre dhe bashkëmoshatarëve.