Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, organizuan një aktivitet shëndetësor.
Ky aktivitet konsistoi në ofrimin e disa shërbimeve mjekësore falas për popullsinë, si:
-matje e glicemisë
-matje e presionit arterial
-matje e peshës dhe gjatësisë dhe nxjerrja e indeksit të masës trupore (BMI).
Aktiviteti u zhvillua ditën e hënë, më 16 maj 2016, nga ora 9:00-12 :00 në tre vende:
-pranë Rektoratit
-pranë Postës
-te godina e Fakultetit të Shkencave Natyrore
Përveç këtyre shërbimeve, për personat që kishin nevojë, janë ofruar edhe:
-elektrokardiogramë (EKG)
-spirometri.
Këto vizita u kryen në ambientet e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës (Malteser) nga ora 16:00 – 19:00 dhe shërbimi iu ofrua 250 personave.