Në janar, në vazhdimësi të aktiviteteve, vullnetarët e Malteser kanë organizuar një aktivitet social-edukues me vajzat që jetojnë pranë qendrës së Misionareve të Nënë Terezës.
Në një nga këto aktivitete, vullnetarët bashkë me vajzat, janë kënaqur duke parë një film shqiptar të shfaqur ne ambientet e zyrës së Malteser.Vullnetarët e Malteser e kanë përzgjedhur filmin shqiptar të sugjeruar nga vetë vajzat.
Ato kanë shijuar jo vetëm filmin e shfaqur por janë kënaqur në shoqërinë e vullnetarëve gjithashtu, të cilët përpiqen tu ofrojnë atyre miqësi dhe dashuri.
Këto janë aktivitete social-edukuese javore, të organizuara nga vullnetarët e Malteser.

Aktivitete të tjera janë edhe ato të organizuara me fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian, në ambientet e Malteser në Fshatin e Paqes. Gjatë këtyre aktiviteteve, konkurseve, fëmijët ishin në shoqërinë e vullnetarëve të Malteser. Pjesëmarrës në këto aktivitete ishin 8 vullnetarë.