Vullnetarët e Malteser kanë organizuar me rastin e Pashkëve aktivitete social-edukuese me vajzat që jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë” Nënë Tereza. Në aktivitetin e parë vullnetarët bashkë me vajzat organizuan disa lojëra zbavitëse në ambientin e shtëpisë së tyre.
Dy aktivitetet e fundit kishin si qëllim t’u mësonin vajzave se si të përgatisin një kartolinë për festën e Pashkëve.
Vullnetarët e Malteser i mësuan si të përgatisin dhe shkruajnë kartolina për shoqet e tyre dhe motrat të cilat kujdesen për to.
Vajzat u kënaqën, jo vetëm nga aktiviteti, por edhe nga fakti që janë në shoqërinë e vullnetarëve të Malteser, të cilët përpiqen t’u ofrojnë atyre afeksion dhe dashuri. Këto aktivitete social-edukuese organizohen çdo javë. Motrat
janë shprehur se janë shumë të kënaqura me veprimtarinë e vullnetarëve të Malteser, dhe kërkojnë, që brenda mundësive, këto aktivitete të jenë më të zgjeruara, e të mos mbeten vetëm në rang ekskursioni apo lojërash gjatë fundjavave.
Gjatë këtyre aktiviteteve ishin të pranishme 20 vajza dhe 4 vullnetarë.