Dita e Evropës përkujton 9 majin e vitit 1950, kur Ministri i Jashtëm i Francës Robert Schuman prezantoi propozimin e vet për të krijuar një Evropë të organizuar, për të ndihmuar mbajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vendeve evropiane. Ky propozim, i njohur si “deklarata e Shuman”, konsiderohet si akti që krijoi atë që tani njihet si Bashkimi Evropian.
Edhe në Shqipëri, kjo ditë është konsideruar e veçantë dhe festive. Këtë vit për ta festuar këtë ditë u përzgjodh qyteti i Shkodrës.
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës kishte programuar një aktivitet social me rastin e kësaj dite. Vullnetarët kishin përgatitur disa tregime informuese dhe animuese mbi Evropën për fëmijët: shtetet, popullsia e tyre, detet e malet që bëjnë pjesë në Evropë etj.
Aktiviteti u konkretizua me një konkurs të shkurtër ndërmjet fëmijëve, plotësimi i një harte memece me shtetet kryesore të Evropës.
Dita e Evropës u përmbull me një ecuri të kënaqshme dhe aktivitete të mirëpritura nga fëmijët.