Mes shumë aktiviteteve të ndryshme që Malteser Shqipëri zhvillon gjatë gjithë vitit, kësaj here ajo është përfshirë edhe në ofrimin e ndihmës së shpejtë gjatë ndeshjeve të futbollit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, sipas kërkesës bërë nga kryesia e Sport Klub Vllaznia. Malteser ishte e pranishme, deri tani, në 7 ndeshje të zhvilluara për kampionatin kombëtar të futbollit dhe dy ndeshje të tjera, Shqipëri-Slloveni për eliminatoret e Kampionatit Evropian dhe në ndeshjen miqësore Shqipëri-Mali i Zi.Një autoambulancë si dhe pesë vullnetarë paramedikë të Malteser, djem dhe vajza ishin të pranishëm në çdo ndeshje, duke qenë të gatshëm për të ofruar asistencën e tyre në rast nevoje. Ky aktivitet është parë si shumë i frytshëm nga ana e Sport Klub Vllaznia.
Ky bashkëpunim mes Malteser Shqipëri dhe KF Vllaznia filloi më 1 mars 2007.
