
Më 31 maj, vullnetarët e Malteser kanë marrë pjesë si grup i Shërbimit të
Pasditen e kësaj dite te rinjtë e organizatës së Malteser u kanë demonstruar njerëzve që ishin te pranishëm në aktivitet, mënyrën se si duhet ë jepet Ndihma e Parë në një rast aksidenti, duke improvizuar një lojë.
Grupet e Shërbimit kanë shërbyer për dy ditë me radhe paradite dhe pasdite në qendër të qytetit ku janë organizuar aktivitetet festive, për të asistuar në rast nevoje.

Më 2 qershor, një tjetër aktivitet është organizuar nga studentet e Universitetit te Shkodrës, dega Juridik në bashkëpunim me motrat Saleziane. Ata kanë kërkuar ndihmën e vullnetarëve të Malteser që t’i ndihmojnë në këtë aktivitet, duke aktivizuar fëmijët Rom.
Kështu, vullnetarët e Malteser ishin të pranishëm me 12 fëmijë Rom në takimin formues mbi Të Drejtat e Fëmijëve, që pasoi me një koncert festiv të përgatitur nga vetë fëmijët e pranishëm dhe disa lojëra.