Stina e pranverës më në fund erdhi dhe së bashku me ngrohtësinë e kësaj stine aktivitetet në Malteser vetëm sa vijnë e shtohen. Fëmijët e programeve edukuese të Malteser, pas një shëtitjeje në natyrë dhe këndin e lojrave ndoqën nga afër musical-in “Matilda”. Një shfaqje ku përveç muzikës dhe aktrimit përcolli tek të vegjlit tanë një energji shumë pozitive.







