Në datën 4 qershor u zhvillua ceremonia e hapjes së Kampionatit të Parë Botëror për efektivët e Policisë (IPA)! Turneu zgjati deri më 8 qershor, me 23 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe me mbi 600 pjesëmarrës. Ndeshjet u zhvilluan në Shkodër dhe Velipojë. Malteser Shqipëri ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes, ndeshjet e luajtura dhe ceremoninë e mbylljes me ekipet e ndihmës së parë anëtarë të klubit studentor “Ndihma e Parë” të Departamenti Infermieri Shkoder, ekipin mjekësor dhe autoambulancat. #Firstaidteam #IPAWorldChampionship #MalteserShqipëri









