Shtator 2012-Maj 2013 është sezoni i ri futbollistik i Superligës Shqiptare.
Deri tani skuadra e futbollit Vllaznia ka luajtur tri ndeshje, dy prej të cilave në shtëpinë e saj, në stadiumin “Loro Boriçi”. Edhe këtë Superligë, Malteser Shqipëri do të asistojë klubin e futbollit Vllaznia gjatë ndeshjeve që do të zhvillohen në Shkodër, në shërbimin mjekësor. Bashkëpunimi mes Malteser Shqipëri dhe Sport Klub Vllaznia vazhdon të shihet si shumë i frytshëm nga të dyja palët.