Këtë sezon futbollistik (shtator – janar) Vllaznia do të drejtohet nga Bashkia e Shkodrës.
Si çdo vit, edhe sivjet Malteser Shqipëri do të asistojë klubin e futbollit Vllaznia gjatë ndeshjeve që do të zhvillohen në Shkodër, duke qenë edhe një herë pjesëmarrëse me asistencën në shërbimin mjekësor. Bashkëpunimi mes MNSH dhe Sport Klub Vllaznia që ka filluar 4 vjet më parë, është parë si shumë i frytshëm nga të dyja palët.
Këtë vit, përfaqësues të Bashkisë kërkuan vazhdimësinë e bashkëpunimit në asistencën e ofruar nga vullnetarët e Malteser Shqipëri gjatë ndeshjeve të futbollit që do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Sezoni i ri futbollistik ka filluar ditën e diele me 25 shtator dhe katër nga vullnetarët tanë asistuan në ndeshjen e parë për këtë vit, Vllaznia-Teuta.
Sezoni i ri futbollistik ka filluar ditën e diele me 25 shtator dhe katër nga vullnetarët tanë asistuan në ndeshjen e parë për këtë vit, Vllaznia-Teuta.
