Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është gjithmonë pranë Komunitetit Rom dhe Egjiptian, jo vetëm në aktivitete të ndryshme, por edhe nëpërmjet mbështetjes didaktike.
Shumë familje janë dëbuar nga Gjermania, ku ata kanë emigruar. Rikthimi i tyre në atdhe ka sjellë shumë probleme si ekonomike ashtu edhe shoqërore. Mes këtyre veshtirësive përmendim edhe atë të regjistimit të fëmijëve në shkolla, përfitimit të asistencës ekonomike, mundësisë së punësimit etj.
Asistenca e Organizatës Shqiptare të Maltës ka konsistuar në regjistrimin e 16 fëmijëve në shkollë, pajisjen e tyre me librat pëkatës, hartimin e letrave për të përfituar asistencë sociale, si dhe adresimin për punësim apo ripunësim.


