
Atë Schwarz është bashkëpunëtori më i vjetër me Malteser Shqipëri dhe është personi i cili i filloi aktivitetet së pari në Kosovë e më pas në Shqipëri dhe me mbështetjen e Hilfdienst në Gjermani bëri të mundur themelimin e Organizatës humanitare Malteser Shqipëri më 1995. Ai u vendos në rolin e drejtuesit shpirtëror deri më 2006, dhe president i Malteser Shqipëri për 2008. Më 2 qershor 2005, mori titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”.
Znj. Neukirchen është anëtare aktive e famullisë së Shën Ciriakut në Neuss-Grimlinghausen, Gjermani. Ajo e ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe është e interesuar për aktivitetet e Malteser Shqipëri. Çdo vit, në famullinë e Shën Ciriakut, organizohen aktivitete të ndryshme dhe të ardhurat mblidhen për të mbështetur Projektin e Maleve të Malteser Shqipëri, të cilin famullia e mbështet me ndihmë financiare dhe logjistikë.
Atë Schwarz dhe Znj. Neukirchen këtë vit erdhën në Shqipëri, që të njiheshin më nga afër me aktivitetet që zhvillon Malteser Shqipëri, të ndiqnin Projektin e Maleve, të shihnin Kopshtin e ri për fëmijë, aktivitetet e mbajtura me komunitetin Rom etj.
Ata u informuan dhe iu paraqit dokumentacioni i Malteser Shqipëri, si projektet, financa, logjistika dhe u informuan rreth detyrave të çdo anëtari të stafit.
Në fund ata diskutuan rreth ideve të reja të Malteser Shqipëri për aktivitetet në të ardhmen.
Përzemërsisht i falënderojmë Atë Stefan Schwarz, Znj. Bettina Neukirchen si dhe gjithë anëtarët e grupit mbështetës të Malteser Shqipëri në famullinë e Shën Ciriakut në Neuss-Grimlinghausen për kontributin që ata ofrojnë .