Në javën e dytë të qershorit, Malteser Shqipëri priti Atë Stefan Schwarz për një vizitë në zyrat e veta në Shkodër.
Vizita e tij e radhës ishte që të koordinonte mbështetjen që grupi i famullisë së Cyriakus në Neuss- Grimlinghausen jep për Malteser Shqipëri dhe Kampin Veror për fëmijë. Përveç se është pjesë e grupit mbështetës, Atë Schwarz ofron edhe mbështetje personale për projekte të veçanta, si Projekti Rom.Gjatë takimit që Atë Schwarz pati me SH.T. Imzot Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës dhe President i Malteser Shqipëri, ai premtoi mbi vazhdimësinë e mbështetjes që do t’i jepet Malteser Shqipëri dhe Kampit Veror.
Atë Stefan Schwarz është njëri prej themeluesve të Malteser Shqipëri në vitin 1995. Ai ishte drejtues shpirtëror deri në vitin 2006 dhe president gjatë vitit 2008. Më 2 qershor 2005 mori titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”.
Malteser Shqipëri falënderon përzemërsisht Atë Schwarz dhe anëtarët e grupit mbështetës të famullisë së Cyriakus në Neuss- Grimlinghausen për kujdesin dhe mbështetjen e veçantë që ata ofrojnë.
