Festat e fundvitit i kanë gjetur Vullnetarët e Malteser Shqipëri mjaft aktivë. Mesh shumë veprimtarive të organizuara për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, vullnetarët kanë dashur që njërën prej tyre ta organizonin në mjedis të hapur, pikërisht para Bashkisë së qytetit Shkodër.
Aktiviteti ka filluar ditën e shtunë, më 20 dhjetor me përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, shitja e të cilave do të ndihmonte në mbledhjen e fondeve për fëmijët në nevojë.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser me praninë e fëmijëve dhe prindërve, të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të përgatitura prej vullnetarëve si, kërcime në grup, karaoke, face painting etj.
Fëmijët e pranishëm u janë gëzuar edhe disa dhuratave simbolike dhe ëmbëlsirave të përgatitura prej vullnetarëve.