Atmosfera e festave të fundvitit ndjehet kudo. Vullnetarët e Malteser, dy prej të cilëve të veshur si Babagjyshi i Krishtlindjes, janë bashkuar me fëmijët Romë dhe Egjiptianë të cilët jetojnë pranë Fshatit të Paqes për të festuar bashkë me ta.
Programi festiv ishte ndërtuar me recitime, këngë e valle. Babagjyshat janë ulur në mesin e fëmijëve dhe kanë organizuar lojën me gjëegjëza.
Në fund, fëmijët kanë shijuar një koktej të përgatitur nga vullnetarët e Malteser, dhe kanë luajtur lojëra të ndryshme në natyrë.
Në fund, fëmijët kanë shijuar një koktej të përgatitur nga vullnetarët e Malteser, dhe kanë luajtur lojëra të ndryshme në natyrë.