Vullnetarët e Malteser i sheh gjithnjë në lëvizje në këto ditë të fundit të vitit. Janë të angazhuar në aktivitete të ndryshme, në mënyrë që gëzimi i festave të përshkojë çdo zemër që mezi e pret.
Sot ata do të sjellin gëzim e atmosferë tek shtëpia “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza”, e cila ka shumë gjallëri. Vajzat me aftësi ndryshe, sot rrezatojnë. Vullnetarët kanë përgatitur festën e radhës, duke pasur edhe ndihmesën e tyre.
Vajzat kanë përgatitur këngë e kërcime të cilat i interpretojnë para vullnetarëve, motrave dhe njëra-tjetrës. Më pas të gjithë bashkë, vajza e vullnetarë, këndojnë, kërcejnë këto çaste i fiksojnë në foto.
Festa është e bukur, por më të bukur e bën bashkëndarja, sepse bashkë, festohet edhe me bukur!