Takimi i shtatë i PAIRS mbi “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore” u zhvillua për katër ditë në qershor (11 deri në 14) në Bullgari.
Ky takim nuk ishte vetëm një vizitë studimore, por shërbeu edhe si takimi i dytë i grupit drejtues ku u prezantuan disa prej praktikave të mira të raportuara nga partnerët dhe të përzgjedhur nga grupi drejtues i PAIRS.Në ditën e parë të pranishmit u njohën me fushat e praktikave të mira në të cilat kanë punuar partnerët: “Punësimi”, “Arsimimi”, “Strehimi” dhe “Ndërtimi i komunitetit/menaxhim konflikti”. Në fund të takimit të ditës u bë përmbledhja e temave të diskutuara: mësimet e mësuara: studimi krahasues, mesazhe kyçe për matricën dhe mjetet e përdorura.
Në ditën e dytë pjesëmarrësit udhëtuan në Kyustendil, ku vizituan lagjen Rome “Iztok” dhe u takuan me aktorët lokalë që zbatonin praktikat e mira dhe u njohën me aktivitetet e tyre. Së pari ata vizituan ambientet e Qendrës për Zhvillimin Rajonal “Romët-Kyustendil”, një OJF lokale e cila punon për temat e mëposhtme: a) Integrimi arsimor i fëmijëve dhe studentëve; b) Arsimi i të rriturve; c) Aktivitete jashtëshkollore me fëmijët dhe studentët:
Vizita e dytë u bë në një kompleks shtëpish ku ishin strehuar 20 familje Rome të ndërtuar në sistemin e një projekti social mbi strehimin të zbatuar nga ADRA Bullgari. Pjesëmarrësit mësuan mbi qasjet e suksesshme për strehimin social.
Vizita e fundit në lagjen Rome u bë në qendrën shëndetësore të drejtuar nga ADRA Bullgari dhe Shoqata LARGO. Përfaqësuesit e të dy OJF-ve u folën shkurtimisht të pranishmëve mbi punën e tyre në sigurimin e të drejtës për kujdesin shëndetësor cilësor të Romëve. Dita e dytë përfundoi me një vizitë në Bashkinë e Kyustendil-it.Në ditën e tretë të pranishmit vizituan dy projekte të zbatuara nga AMALIPE, bashkia e Pravetz. Vizita e parë u bë në shkollën e fshatit, ku u njohën me projektin “Zvogëlimi i braktisjes së shkollës nga fëmijët Rom”. Pjesëmarrësit u mirëpritën nga drejtori i shkollës Z. Maya Pencheva dhe u takuan me fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Fëmijët e shkollës interpretuan këngë dhe skeçe.
Ngjarja e fundit e ditës ishte një takim me moderatorë të komunitetit, ndërmjetës shëndetësorë dhe aktivistë lokalë në Qendrën për Zhvillimin e Komunitetit dhe me prindërit në Chitalishte (një vend publik për ngjarje kulturore)
Në ditën e fundit, pas fjalës mikpritëse nga Kryetari i Zyrës së Komisionit Evropian në Bullgari, pjesëmarrësit ndoqën prezantimet mbi kontekstin dhe lidhjen e projektit nga organizatat partnere dhe institutet publike si OSF Bullgari, Përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje, Amalipe, UNDP, WB, bashkitë etj.Takimi përfundoi me prezantimin e “Rezultateve të pritura të projektit të PAIRS – matrica për planet e veprimit dhe mjetet”, të pasuar nga dy sesione me prezantime të shkurtra të rasteve të studimit mbi i) Punësimin dhe Arsimimin, dhe ii) “Ndërtimin e komunitetit/menaxhimin e konfliktit, Shëndetësinë dhe Strehimin.
Takimi i PAIRS përfundoi me përmbledhjen, seancën e pyetjeve e të përgjigjeve dhe vërejtjet përmbyllëse.
