Më 9-11 nëntor, 2015, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës mori pjesë në takimin e fillimit të Capacity Building Project: “Multimedia multipliers from margins” Ky është një projekt i ri i Erasmus+, në të cilin Malteser Shqipëri është një nga partnerët. Rinia Malteser është në prioritet i Organizatës, ndaj ajo fuqizon pjesëmarrjen e të rinjve në disa fusha, si: arsimi, puna humanitare dhe vullnetare etj.
Në këtë takim të parë të përfaqësuesve dhe vendimmarrësve partnerë të këtij projekti morën pjesë dy anëtarët të stafit të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.Marrin pjesë 12 partnerë të vendeve evropiane në këtë projekt: BIT, Serbi; APIS, Slloveni; TOG, Turqi; BRF, Lituani; Multisportloisirs, Francë; InsideOut, Irlanda e Veriut; Ilidih, Portugali; Urbana mladez, Kroaci; AIM, Itali; Carousel, Rumani; Malteser, Shqipëri; Proni, Bosnia dhe Hercegovina.
Projekti “Multimedia multipliers from margins” është formë e avancuar e gazetarisë qytetare, i cila ka për qëllim të fuqizojë dhe përfaqësojë pikëpamjet e grupeve vulnerabël, por në të njëjtën kohë paraqet modelin inovativ të mjeteve të trajnimit për punëtorët e rinj. Ndërsa mediat kryesore (shtypi, televizioni, radioja), luftojnë dhe e humbin betejën me mediat on-line, mediat e shkolluara dhe gazetarët e aftë që vijnë nga komunitetet e margjinalizuara mund të ofrojnë njohuritë e tyre dhe ekspertizën, historitë me tregimeve të ndryshme dhe të kuptuarit më personal të çështjeve.
Projekti do të punojë me punëtorë të rinj, të cilët, sapo të jenë trajnuar në media dhe teknologji të reja, do të veprojnë si përhapës në komunitetet e tyre. Prej tyre pritet që t’ua transferojnë njohuritë e tyre përfaqësuesve të interesuar nga komunitete të ndryshme të margjinalizuara dhe të ndërtojnë aftësitë e tyre në përdorimin e fotove/ videove/ TIK për të rritur dukshmërinë e tyre. Qëllimi i projektit është që të kontribuojë në parandalimin e diskriminimit duke inkurajuar përfaqësim të barabartë në sferën publike, përmes realizimit dhe shpërndarjes së videove, fotove për përfshirjen dhe integrimin.Objektivat afatgjata të projektit janë rritja e të kuptuarit të realitetit social të grupeve të margjinalizuara dhe zhvillimi i aftësive e reja në mesin e punëtorëve të rinj mbi teknikat e ndryshme të videove dhe fotove, si një mënyrë për të dhënë kontribute nga grupet e margjinalizuara, në mediat kryesore.
