Në kuadër të programit për përfshirjen aktive të Romëve në shoqëri, Malteser Shqipëri ka paraqitur për nxënësit e disa shkollave të qytetit të Shkodrës një material audio-vizual, i cili synon të prezantojë një vizion të ri për përfshirjen e Romëve në shoqëri.
“Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?”, është ndërtuar në bazë të historive dhe përvojave të ndryshme të paraqitura nga të rinj Romë të cilët tashmë ushtrojnë një profesion në jetën e tyre. Filmi, i përgatitur nga Agjencia Impreuna, (partner i Projektit PAIRS bashkë me Malteser Shqipëri), është përkryer në gjuhën shqipe nga Malteser.