Ajo që e dallon Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës nga organizatat e tjera që veprojnë në Shqipëri e në Shkodër, është numri i madh i vullnetarëve, të cilët janë vajza dhe djem të rinj, të cilët marrin pjesë në aktivitete të ndyshme në nivel kombëtar e më gjerë. Ata janë pjesa e gjallë e Organizatës dhe e mbarë shoqërisë sonë.
Një ndër objektivat e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës është fuqizimi i të rinjve të rajonit nëpërmjet edukimit, shkollimit dhe vullnetarizmit.
Më 19 nëntor, 2015, në kuadër të shumë aktiviteteve për të rinjtë e saj vullnetarë, në bashkëpunim me Organizatën RINI ALBANIA (Headhunter), me qendër në Tiranë, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës,ka filluar një cikël trajnimesh për vullnetarët e Malteser në të cilën përfshihen edhe të rinj të komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Trajnimi do të kalojë nëpër tri faza, përkatësisht tre module.
Gjatë modulit të parë janë trajtuar temat:
-Përgatitja CV-ve dhe Letra Interesi të profilizuara
-Intervistë pune dhe sekrete mbi realizimin e suksesshëm të saj
-Si të fitohet një intervistë pune
Gjatë këtij moduli, vullnetarët kanë improvizuar edhe intervista pune, duke u udhëhequr edhe nga trajnuesja eksperte, duke dhënë edhe gjykimin e tyre për përformancën e shokëve. Në fund të trajnimit, vullnetarët u pajisën me certifikatë.
Ky aktivitet u komentua edhe nga mediat.