Me ftesë të Caritas-it Dioqezan Sapë, Malteser Shqipëri mori pjesë në Kampionatin Dioqezan të futbollit Dajç 2013, të organizuar në datat 3 – 8 qershor.
Vullnetarët e Malteser asistuan në çdo ndeshje te kampionatit me skuadrën e Ndihmës së Parë.Tashmë është kthyer në traditë organizimi i Kampionati i futbollit për moshat e reja në Dioqezën e Sapës. Në këtë kampionat morën pjesë 8 skuadra dhe sipas një kalendari të përcaktuar më parë, u luajtën 11 ndeshje.
Malteser e falënderon Caritas-in Dioqezan Sapë për besimin e dhënë për të asistuar gjatë ndeshjeve në Kampionatin e futbollit, me ofrimin e Ndihmës së Parë.
