Vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës këtë vit kanë qenë të impenjuar jo vetëm me organizimin e aktiviteteve të shumta argëtuese në sheshin “Nënë Tereza”, në ambientet e Fshatit të Paqes, tek shtëpia e personave me aftësi ndryshe etj., por edhe në përgatitjen e një surprize të këndshme për fëmijët.
Vullnetarët e rinj të Malteser kanë përgatitur 70 pako me dhurata për fëmijët në nevojë, veçanërisht për fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian. Ata i kanë ftuar fëmijët në sheshin “Christmas Market”. Së pari ata kanë luajtur me fëmijët, janë argëtuar dhe kanë ofruar ëmbëlsira të përgatitura prej tyre.
Në fund të aktivitetit argëtues, vullnetarët kanë shpërndarë dhuratat, të financuara dhe të përgatitura prej vetë vullnetarëve dhe familjeve të tyre.
Në fund të aktivitetit argëtues, vullnetarët kanë shpërndarë dhuratat, të financuara dhe të përgatitura prej vetë vullnetarëve dhe familjeve të tyre.