Ditët po i lënë vendin njëra-tjetrës dhe pak orë kanë mbetur nga përshëndetja e vitit të ri.
Vullnetarët e Malteser kanë vendosur ta hapin kremtimin e natës së Vitit të Ri me komunitetin Rom, i cili jeton në zonën pranë urës së Drinit.
Vullnetarët e Malteser kanë vendosur ta hapin kremtimin e natës së Vitit të Ri me komunitetin Rom, i cili jeton në zonën pranë urës së Drinit.
Ata janë bashkuar me të rinj të tjerë të qytetit për të bashkëndarë urimet e festave dhe kanë vendosur që këtë ditë jo vetëm të festojnë me 60 familjet e këtij komuniteti, por edhe të dhurojnë ëmbëlsirën simbolike të festës së Vitit të Ri.