Çdo vit, që në vitin 1991, më 14 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF), organizon ditën Botërore të Diabetit. Kjo ditë u caktua si dita botërore e diabetit në nder të datëlindjes së Frederik Banting, i cili bashkë me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, zbuluan insulinën në vitin 1922.
Të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen për të parandaluar diabetin, duke sensibilizuar njerëzit që të kryejnë kontrolle të rregullta si të sheqerit, ashtu edhe të tensionit të gjakut e të kenë parasysh disa këshilla, në përputhje edhe me temën e kësaj dite për vitet 2009-2013 “Diabeti – Edukim dhe Parandalim”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 8.3% e popullsisë së botës është i prekur me diabet. Në Shqipëri 2.7% e popullsisë adulte (rreth 62 mijë diabetikë të njohur), edhe pse konsiderohet se numri i tyre është më i lartë.

Malteser Shqipëri iu përgjigj ftesës së ardhur nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë për të qenë pjesë e Panairit Shëndetësor të organizuar në qendrën e qytetit të Shkodrës në kuadrin e Ditës Botërore të Diabetit.
Në këtë aktivitet Malteser u përfaqësua nga një staf, në përbërjen e të cilit ishin jo vetëm anëtarë të Malteser, por edhe një grup vullnetarësh të përgatitur tashme në ofrimin e Ndihmës së Parë dhe disa shërbimeve të tjera shëndetësore.
Kështu u bë e mundur që qytetarëve të Shkodrës t’u ofrohej dhënia e disa shërbimeve si, matja e glicemisë, tensionit atrial dhe ofrimi i shumë këshillave dhe informacioneve në drejtim të edukimit dhe parandalimit shëndetësor të sëmundjeve të diabetit, hipertensionit atrial etj. Stafi iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të ardhura nga qytetarët pjesëmarrës në Panair.
Konkretisht gjatë ditës janë realizuar rreth 200 matje të glicemisë, mes të cilëve 15 raste dolën me vlera te larta të glicemisë, duke u depistuar si raste të reja; rreth 153 matje të presionit atrial dhe u këshilluan mbi 230 qytetarë mbi probleme të ndryshme shëndetësore.
Përveç ofrimit të shërbimit shëndetësor, stafi i Malteser bëri propagandë shëndetësore ndaj kryerjes së kontrolleve rutinë për diabetin mellitus dhe tensionin e gjakut tek personat me probleme në këto drejtime, duke promovuar në të njëjtën kohë me forcë edhe ekzaminime të tjera, si kryerjen e mamografisë, ekos së gjirit dhe pap testit te gratë dhe vajzat e reja.
Një promovim tjetër ishte edhe ai i ofrimit të shërbimeve të tjera nga Malteser, si spirometria, shërbim ky i munguar në qytetin e Shkodrës nga strukturat shëndetësore shtetërore, si dhe bërja e EKG-së falas për të gjithë pacientet pranë zyrave të Malteser.