Me datën 21.09.2011 është kremtuar “Dita Botërore e Paqes”. Dita Ndërkombëtare e Paqes ka ardhur këtë vit me disa aktivitete të organizuara nga disa organizata joqeveritare si: Malteser Shqipëri, World Vision, Kryqi i Kuq Shqiptar, Fshati SOS, Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, qendra rinore “Trokitje”, The Door në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Gjatë kësaj dite u organizua një marshim kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe pro paqes në vendin tonë, mesazhi i paqes u përcoll edhe nëpërmjet fletushkave dhe tullumbaceve.
Gjatë kësaj dite u organizua një marshim kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe pro paqes në vendin tonë, mesazhi i paqes u përcoll edhe nëpërmjet fletushkave dhe tullumbaceve.
Pasdite, aktivitetet u pasuan me një shfaqje në teatrin “Migjeni”, konceptuar në formën e një spektakli letrare-artistik me pjesëmarrjen e të rinjve nga shkollat dhe qendrat rinore të qytetit.
Ky aktivitet kishte qëllim përcjelljen e mesazhit të Shenjtërisë së tij, Papa Benedikti XVI, në “Ditën Botërore të Paqes”. Vullnetarët e Malteser Shqipëri, ishin bashkëorganizatorët e këtyre aktiviteteve.