Pasuria më e madhe në jetë është shëndeti. Në kuadër të Ditës Botërore të të Sëmurit, në bashkëpunim me Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Klubi Studentor “Ndihma e Parë” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një aktivitet që si qëllim kryesor kishte ofrimin e shërbimit shëndetësor falas për qytetarët. Ky shërbim konsistoi në matjen e presionit arterial, glicemisë dhe BMI. Gjithashtu u ofrua edhe konsulencë lidhur me shqetësimet dhe problematikat e tyre shëndetësore.