Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 900 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë pa qasje në ujë të pastër, dhe 2.6 miliardë jetojnë pa kushtet sanitare bazë. Shumë sëmundje janë shkaktuar nga kushtet e këqija higjienike dhe uji i pakët apo i ndotur.
Duke marrë parasysh këto vështirësi, Dita Botërore e Tualeteve, 19 nëntor, është pranuar si dita zyrtare botërore nga Kombet e Bashkuara. Kjo ditë ka për qëllim të ngrejë zërin për kushte më të mira higjieno-sanitare në mbarë botën dhe të mbështesë bashkëpunimin midis të gjithë aktorëve relevantë në fushën e higjienës.
Si përgjigje të këtyre nevojave, më 20 qershor 2011, Organizata joqeveritare gjermane themeluan Rrjetin WASH (“WA-S-H” water, sanitation, hygiene).
Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura gjatë kësaj dite, Malteser Shqipëri u erdhi në ndihmë nevojave të komunitetit Rom që jeton në tenda dhe kasolle në bregun e lumit Drin në Shkodër, të cilit Malteser i ka ardhur në ndihmë edhe gjatë periudhave të vështira të përmbytjeve në dimër.
Këta Romë ndeshen me kushte shumë të vështira në jetën e tyre të përditshme. Janë rreth 250 banorë, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme, duke mos pasur as kushtet minimale higjieno-sanitare.
Malteser ka bërë të mundur vendosjen e tri tualeteve, të cilat janë të pajisura me banjë dhe lavaman dhe punimin e një lugu me çezme me ujë pranë banesave të tyre. Është hera e dytë që Malteser vendos tualete të tilla për Romët.
E gjithë kjo është bërë e mundur falë mbështetjes financiare të Atë Stephan Schwarz, i cili është bashkëpunëtori më i vjetër i Malteser Shqipëri, themelues i saj, drejtues shpirtëror deri më 2006, dhe president për 2008, “Qytetar Nderi” i Bashkisë Shkodër.