Dita dioqezane e rinisë është një aktivitet i cili zhvillohet çdo vit të shtunën, në prag të së Dielës së Larit.
Këtë vit kjo ditë u mbajt më 4 prill 2009 në ambientet e famullisë së Velipojës, organizuar nga Komisioni Dioqezan i Rinisë drejtuar nga Dom Vlash Palaj.

Të rinjtë nga famullitë e ndryshme të dioqezës dhe nga grupet rinore, pas përshëndetjes nga Dom Vlashi dhe pas një prezantimi të shkurtër u paraqitën me pjesë të ndryshme si, këngë, valle apo pjesë të shkurtra të animuara.
Pas një kohe të shkurtër, kur të rinjtë kishin mundësinë e rrëfimit, u kremtua Mesha e shenjtë nga Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë të pranishëm. Më pas u zhvilluan ndeshjet e parashikuara në futboll e volejboll.
Malteser Shqipëri u paraqit me grupin e vet të shërbimit, që ofroi ndihmesën e vet në shërbimin mjekësor dhe të kuzhinës, duke u ofruar të gjithë të pranishmëve panine të përgatitura prej tyre dhe pije freskuese. Çdo gjë ishte përgatitur dhe vendosur në dy tendat e vendosura në dy kënde të fushës nga skuadra e mbrojtjes civile të Malteser
Ishin të pranishëm 23 vullnetarë, të cilët ofruan shërbimin e tyre dhe dy anëtarë të stafit.
Aktiviteti mbaroi rreth orës 17.30 pas tetë orësh qëndrimi dhe argëtimi së bashku.