Në kuadër të “Ditës së Liqenit”, e kthyer në traditë tashmë për Shkodrën, në pikën turistike të Shirokës, në breg të Liqenit, Shoqata e Sporteve të Ujit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Federatën Shqiptare të Notit, Klubin Vllaznia dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore, organizuan një aktivitet me veprimtari të shumta të sporteve ujore.
Këto aktivitete përfshinin gara noti, ndeshje water polo, vozitje me kanoe etj., me pjesëmarrjen e ekipeve nga shkollat e qytetit të Shkodrës, Shirokës, Zogajve, Dobraçit, disa ekipeve të Fakultetit të Fiskulturës pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës etj.
Spektatorë të këtij aktiviteti ishin banorë të qytetit të Shkodrës e të qyteteve të tjera, grupe turistësh të huaj, pasionatë të sporteve të ujit, veteranë dhe specialistë të sportit të notit, si dhe autoritetet e qeverisjes vendore dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë aktivitet pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë Shkodër, Z. Lorenc Luka, për të asistuar me skuadrën e Ndihmës së Parë dhe për të garantuar ndihmën mjekësore.