Java e parë e qershorit kushtuar “Ditës së Liqenit të Shkodrës”, mbledh çdo vit qytetarë të shumtë në festën tradicionale kushtuar kësaj dite në pikën turistike të Shirokës.
Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me “Teuleda”’, Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Albanian water Sports organizuan në kuadër të kësaj dite një sërë aktivitetesh në not, waterpool, kanotazh, gara me kanoe etj.
Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me “Teuleda”’, Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Albanian water Sports organizuan në kuadër të kësaj dite një sërë aktivitetesh në not, waterpool, kanotazh, gara me kanoe etj.
Në programin e hartuar nga organizatorët, bënin pjesë aktivitete promovuese social kulturore-sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashëgimie të pasur natyrore të qytetit dhe më gjerë.Aktivitetet e organizuara në këtë ditë, u ndoqën me interes nga qytetarë të shumtë dhe personalitete vendore.
2 pikat turistike Shiroka dhe Zogaj janë perlat e liqenit të Shkodrës dhe mundësia më e mirë për zhvillimin e turizmit në të gjitha stinën e vitit.
Këtë vit Bashkia Shkodër i ka shtuar kësaj zone edhe plazhet publike, duke investuar në përmirësimin e shërbimeve dhe ngritjen e pikave të ankorimit për anijet e vogla.
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ishte e pranishme në këtë aktivitet pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë Shkodër, Z. Lorenc Luka, për të asistuar me skuadrën e Ndihmës së Parë dhe për të garantuar ndihmën mjekësore.
