
Me 3 dhjetor, u organizua “Festë solidarizuese me fëmijët me aftësi të kufizuar” në Shkodër. Me këtë rast, Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi të kufizuara, organizoi një festë , titulluar “Besimi, Shpresa, Dashuria, janë gjërat që mbetën”, në një nga baret në qendër të qytetit të Shkodrës. Në këtë festë ishin të pranishëm Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit Shqiptar, Z. Maxhid Cungu, Prefekt i rrethit të Shkodrës, përfaqësues të Bashkisë, përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, Shkolla Speciale “3 Dhjetori” për fëmijë me aftësi të kufizuara, dhe televizionet lokale.
Në qendër të qytetit u dha edhe një shfaqje nga fëmijë, po ashtu ishte organizuar edhe një ekspozitë me punë dore të bëra nga fëmijët me aftësi të kufizuara. Në këtë aktivitet Malteser Shqipëri mori pjesë si bashkëpunëtor i Qendrës së Zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe mbështeti financiarisht në realizimin e këtij aktiviteti.