

Më 15 mars 2008, u kremtua Dita e Rinisë Dioqezane. Këtë vit, shpallur si viti Jubilar me rastin e 150-vjetorit të ndërtimit Katedrales së Shën-Shtjefni, aktiviteti filloi në këtë kishë.
Në këtë ditë, kremtimi i kësaj feste filloi me fjalën e Drejtuesit të Komisionit Dioqezan Dom Vlashaj Palaj, i cili i përshëndeti të gjithë të rinjtë dhe falënderoi edhe grupin organizativ.
Në orën 9.45 u kremtua Mesha e shenjtë nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massaffra dhe meshtarë të tjerë të pranishëm.
Me mbarimin e Meshës, grupet rinore u drejtuan në katër qendra, sipas qendrave të tyre baritore: në Katedrale, shkollën “Atë Pjetër Meshkalla”, “Motrat Saleziane” dhe “Kuvendi Françeskan”.
Disa grupe rinore morën pjesë në aktivitetet sociale, në shtëpinë e fëmijës, azilin e pleqve, si edhe në mbjelljen e disa fidanëve në sheshin Isa Boletini.
Grupi i vullnetarëve të Malteser u aktivizua si grup i Ndihmës së Parë dhe në shërbimin e drekës për të rinjtë pjesëmarrës. Morën pjesë 14 vullnetarë dhe 2 anëtarë të stafit.