Më 8 prill 2006 u zhvillua në Razëm Dita e Rinisë Dioqezane dhe Malteser Shqipëri pati një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e tij. Rreth 1000 rinj katolikë të Dioqezës së Shkodrës morën pjesë.
Një pjesë e strukturave të Mbrojtjes civile të Malteser Shqipëri drejtuar nga Z. Aleks Rudaj (Vullnetar i MNSH, Drejtues i Strukturave Logjistike të Mbrojtjes Civile MSH), ngriti një kamping të vogël që të premten pasdite i cili do të shërbente për akomodimin e vullnetarëve të Malteser gjatë natës, trajnimin dhe rifreskimin e disa njohurive të vullnetarëve në disa tema të mbrojtjes civile si dhe në mbështetjen e aktivitetit në tërësi. Vullnetarët e MSH ishin të ndarë në grupe pune me rolet e tyre përkatëse.
• Grupi i Shërbimit Mjekësor.
Ambulanca ishte ne dispozicion gjatë gjithë kohës duke ofruar asistencën mjekësore në së paku tre raste.
• Grupi i Sigurisë
U angazhua që gjithçka të shkonte mirë në kuadrin e qetësisë dhe sigurisë së pjesëmarrësve.
• Grupi i Kuzhinës
U shërbeu të gjithë të pranishmeve hamburger, sanduiça, pije freskuese etj.
Një pjesë e të ardhurave të mbledhura, do të përdoren për blerjen e medikamenteve të nevojshme në mbështetje të programit të asistencës mjekësore drejtuar popullsisë Rome në Shkodër, program ky që zbatohet prej MSH prej më se 6 vitesh. Pjesa tjetër e të ardhurave do të mbështesë aktivitete të tjera të grupit Rinor e vullnetarëve të MSH.
Morën pjesë 20 vullnetarë të cilët punuan direkt me realizimin me sukses të të gjitha veprimtarive.
Ishin të pranishëm edhe 2 anëtarë të stafit por edhe një numër i madh vullnetarësh pjesëmarrës. I gjithë aktiviteti u mbyll në orën 15.00 dhe pas mbledhjes se materialeve të kampingut autokolona e MSH u kthye në qendër të MSH.
Aktiviteti i Malteser Shqipëri u përshëndet nga Arqipeshkvi dhe Famullitari i Shkodrës të cilët falënderuan punën e Malteser Shqiptar.