Edhe këtë vit në ditën e Zojës së Lurdit, gjatë së cilës kremtohet “Dita e të sëmurëve”, të gjitha kishat organizuan Meshën në të cilën morën pjesë veçanërisht të sëmurët.
Më 11 shkurt, u organizua një kremtim i veçantë për të sëmurët e dioqezës Sapës.
Në Katedralen e “Nënë Terezës” Vau Dejës u kremtua Mesha e Shenjtë nga Shkëlqesia e Tij Imzot Lucjano Avgustini (Presidenti i Malteser Shqipëri), ku ishin të ftuar që të merrnin pjesë të gjithë të sëmurët.
Në fund të Meshës Shkëlqesia e Tij Imzot Lucjano Avgustini ftoi të sëmurët dhe shoqëruesit në një festë të organizuar në një restorant në qendër të Vau Dejës.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë aktivitet me vullnetarët e saj si skuadër e Ndihmës së Parë

Në këtë ditë në famullin e Shkodër-Pult, Mesha u kremtua nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me disa meshtarë të tjerë. Në fund të Meshës, besimtarët morën bekimin me të Shenjtërueshmin Sakrament. Malteser Shqipëri ishte e pranishme edhe në këtë aktivitet me vullnetarët e vet për të bashkëpunuar me Motrat e Nënë Terezës për të transportuar fëmijët e sëmurë dhe të moshuarit e sëmurë nga shtëpia e tyre për në kishë dhe anasjelltas.
Pesë vullnetarë dhe anëtarë të stafit morën pjesë gjatë këtij aktiviteti dhe në Meshë, ishin në shërbim dy makina.