Është një traditë e bukur në Shqipëri, që në ditën e festës së Zojës së Lurdit, quajtur ndryshe edhe “Dita e të sëmurëve”, të gjitha kishat famullitare kremtojnë Meshë ku marrin pjesë veçanërisht të sëmurët.
Më 10 shkurt, kjo Meshë u organizua në Katedralen e Laçit Vau Dejës dhe u kremtua nga Imzot Lucian Avgustini me praninë e famullitarit dhe të meshtarëve të tjerë të pranishëm.
Më 11 shkurt, Mesha e të sëmurëve u organizua në Katedralen e Shkodrës dhe u kremtua nga Imzot Angelo Massafra, famullitari dhe meshtarë të tjerë.
Gjatë dy Meshëve prania e vullnetarëve të Malteser Shqipëri ishte e rëndësishme. Në Laç Vau Dejës, vullnetarët do të ndihmonin të sëmurët në nevojë, ndërsa në Shkodër ata do të bashkëpunonin me Motrat e Nënë Terezës “Misionaret e Bamirësisë” për të transportuar fëmijët e sëmurë të shtëpisë së Motrave dhe të sëmurë të tjerë apo të moshuar nga shtëpitë e tyre për në Katedrale dhe kthim.
Në fund të dy Meshëve, kremtuesit falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e Meshëve, dhe një falenderje e veçantë iu dha edhe Malteser.
Gjatë dy Meshëve ishin të pranishëm tetë vullnetarëve të Malteser dhe dy makina.