Më 11 shkurt, Kisha Katolike kremton festën e Zojës së Lurdit. Përveç besimtarëve të panumërt të cilët marrin pjesë në Meshën e Shenjtë, të sëmurët janë ata të cilët janë të privilegjuarit e kësaj dite, pasi festa e Zojës së Lurdit u kushtohet veçanërisht të sëmurëve.
Këtë vit, në Shkodër, Mesha e ditës së të sëmurëve u kremtua me 6 shkurt, pasi është e pranishme truporja e Zojës së Fatimas, e cila gjendet në Katedralen e Shkodrës që më 16 janar, dhe më 7 shkurt do të shtegtojë në një tjetër dioqezë. Mesha është kremtuar nga Imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë.
Malteser Shqipëri, si gjithnjë ishte në aktivitet gjatë kësaj dite. Vullnetarët e Malteser kanë bashkëpunuar me Motrat Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit, për të transportuar persona me aftësi ndryshe dhe të moshuar nga shtëpitë e tyre për në Katedrale dhe anasjelltas. Gjatë Meshës dhe shërbimeve të tjera, ata i kanë shoqëruar dhe janë kujdesur për ta.