
Ditën e shtune me dt 31.05.2008, u festua dita Kombëtare e Rinisë.
Të rinj besimtarë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në festën e organizuar në stadiumin e Lezhës.
Në këtë ditë, kremtimi filloi me fjalën e Dom Mark Shtjefni, që pasoi me një program artistik të pasur.
Të pranishëm ishin besimtarë të shumtë, të rinj e të reja dhe anëtarë të grupeve rinore katolike.
Malteser Shqipëri mori pjesë në këtë aktivitet me grupin rinor si pjesëmarrës dhe me skuadrën e Shërbimit të Ndihmës së Parë.
Në këtë aktivitet morën pjesë 12 vullnetarë dhe 1 anëtar i stafit e 2 makina.