Fëmijët e kopshtit “Malteser” i janë bashkuar kremtimeve të ndryshme që po zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Të dy grupet, të drejtuar nga mësueset e tyre, kishin përgatitur një program të pasur me vjersha, këngë e valle. Grupi i fëmijëve më të rritur kishte përgatitur edhe një pjesë të vogël teatrale. Spektatorët, prindërit e fëmijëve dhe disa të ftuar, i dëgjuan me shumë kërshëri, sidomos fëmijët më të vegjël, të cilët performuan me një ëmbëlsi të veçantë.