Një atmosferë shumë festive u krijua sot në Kopshtin Malteser. Fëmijët ishin veshur këndshëm, dhe fytyrat e tyre tregonin gëzim.

Ndaj, ata kishin përgatitur dhe shfaqën një program festiv me këngë, vjersha dhe lojëra në prani të mësueseve, prindërve dhe anëtarëve të Malteser Shqiptar. Mësuesja e tyre kishte përgatitur kapele akademike për fëmijët dhe ata dukeshin kaq këndshëm me to.
Momenti i veçantë i këtij festimi ishte “ekspozita” me vizatime, piktura dhe punime të tjera të bëra gjatë tri viteve nga fëmijët që do të lënë kopshtin.
Në fund të programit festiv, 19 fëmijëve të Kopshtit Malteser, të cilët do të fillojnë shkollën në shtator, iu shpërndanë diplomat e përfundimit me sukses të ciklit parashkollor.