Në kuadër të sensibilizimit për mbajtjen pastër të mjedisit, në shtëpi, rrugë, lagje, aty ku fëmijët mësojnë, luajnë e kalojnë kohën e tyre të lirë, vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, kanë organizuar një orë mësimore me fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Vullnetarët u kanë folur fëmijëve mbi rëndësinë e mbajtjes pastër të mjedisit, ndikimin e tij në shëndetin e njeriut dhe të mirat e komunitetit i cili jeton në një mjedis dhe natyrë të pastër.
Më pas, vullnetarët dhe fëmijët kanë pastruar territorin e jashtëm të shkollës së tyre.