Këtë vit shumë aktivitete janë organizuar ditën e 1 qershorit, festës së fëmijëve. Një prej tyre ishte programi i fëmijëve të kopshtit “Malteser”.
Mësueset e kopshtit kanë punuar bashkë me fëmijët për vënien në skenë të pjesës teatrale “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”, e cila është një nga historitë më të preferuara të fëmijëve dhe ata vetë janë angazhuar që ta përgatisin atë gjatë gjithë javës. Në një atmosferë shumë festive, në praninë e mësueseve, prindërve dhe anëtarëve të Malteser, fëmijët janë përpjekur të aktrojnë në mënyrë të shkëlqyer.
Në fund të këtij aktiviteti festiv, 21 fëmijë të kopshtit “Malteser”, të cilët do të fillojnë shkollën në shtator, janë pajisur me diplomat e përfundimit me sukses të ciklit parashkollor. Aktiviteti u pasua me nje koktej për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit.