Fëmijët e kopshtit Malteser kanë marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara me rastin e festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.
Festa e parë është organizuar në klasat e tyre të kopshtit. Fëmijët, të veshur me ngjyrën festive, kanë kërcyer, kënduar, recituar e dramatizuar. Më pas, njeri prej fëmijëve, i veshur si Babagjyshi, ka shpërndarë dhuratat e përgatitura për secilin fëmijë.
Festa tjetër është organizuar nga vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës. Ata i kanë shoqëruar fëmijët e kopshtit në Sheshin Nënë Tereza, në një tjetër atmosferë. Fëmijët janë argëtuar me kllounin, i cili i ka përfshirë në disa lojëra animini dhe vizatime në duart e tyre. Aktiviteti ka tërhequr edhe kalimtarët e rastit, veçanërisht fëmijët, të cilët janë bërë pjesë e këtij argëtimi.
Festimi është mbyllur me kërcime nën tingujt e muzikës.