Ndërsa Kampi – Shkolla verore, Velipojë 2015 shoqëron fëmijët Romë dhe Egjiptianë dhe fëmijët nga zona te thella malore në aktivitete dhe argëtime të ndryshme, përveç momenteve të këndshme pranë bregut të detit, një ditë e veçantë u është kushtuar edhe vizitorëve më të vegjël, fëmijëve të kopshtit Malteser.
Të shoqëruar nga edukatoret e tyre dhe disa prindër, fëmijët e kanë shijuar në maksimum këtë ditë të tyre në kamp. Aktivitete të ndryshme, të organizuara nga vullnetarët i kanë përfshirë fëmijët në orët e qëndrimit të tyre në kampin e Velipojës: not e lojëra në ujë, si dhe lojëra argëtuese në ambientin e kampit. Vullnetarët kanë shërbyer drekën dhe pasdite i kanë shoqëruar në një shëtitje në qendër të Velipojës dhe u kanë ofruar akullore.
Fëmijët janë kthyer të gëzuar në shtëpi, pas kësaj dite të veçantë e të këndshme.
Fëmijët janë kthyer të gëzuar në shtëpi, pas kësaj dite të veçantë e të këndshme.