Në kuadër të festave të 28 – 29 nëntorit, fëmijët e Qendrës së Shërbimit dhe Këshillimit Malteser, ishin pjesëmarrës të një aktiviteti të thjeshtë festiv dhe argëtues.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët janë mbledhur së bashku në Qendër dhe, nën drejtimin e terapistëve të tyre, kanë ngjyrosur flamurin shqitar, kanë përgatitur disa kapele, kanë recituar vjersha dhe kanë kërcyer nën ritmin e këngëve të ndryshme atdhetare.





