Më 23 dhjetor 2010, fëmijët e Kopshtit “Malteser” përgatitën një program për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Kopshti është financuar nga Dr.Gunther A. Ganser, Ambasador i Urdhrit të Maltës në Shqipëri dhe Malteser Hospitaldiens, Austri dhe është realizuar nga Malteser Shqipëri dhe Bashkia Shkodër.
Fëmijët përgatitën dhe e shfaqën këtë program me këngë dhe poezi për prindërit e tyre dhe fëmijët e Komunitetit Rom, me të cilët Malteser Shqipëri ka projekte të ndryshme social-mjekësore prej 10 vitesh.
Festimi i organizua në ambientet e qendrës “Kolping”.
Pesë vullnetarët e Malteser që ndihmuan, përgatitën dhe shpërndanë dhurata për 100 fëmijët që morën pjesë gjatë këtij festimi.
Ky aktivitet u financua nga Malteser Shqipëri dhe u komentua nga media lokale.