Në vazhdimësi të aktiviteteve të projektit “Qendër Komunitare dhe Kompetence për persona të privuar nga shoqëria”, Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën e Zhvillimit Rajonal Shkodër, ka organizuar një seminar mbi “Fëmijët në spektrin e autizmit”.

Në seminar referuan Dr. Anita Zacharias, pediatre dhe Dr. Monika Aly, trapiste, nga Gjermania.
Ky seminar u mbajt me qëllim që t’u vijë në ndihmë evidentimit sa më të hershëm të rasteve si dhe rrugët e mënyrat më të mira të trajtimit më të mirë të fëmijëve të spektrit autik.

Ditën e tretë pjesëmarrësit u ndanë në grupe të vogla dhe trajnueset u caktuan detyra praktike se si të punonin me terapi e raste studimi dhe sesioni u përmbyll me diskutime dhe vlerësimet mbi seminarin.
Pjesa e dytë e ditës së fundit ishte një kohë konsultimi me stafin dhe prindërit, e cila përfshinte raste studimi dhe këshillime për prindërit e fëmijëve autistë.
Në fund të seminarit pjesëmarrësve iu shpërndanë Certifikatat e pjesëmarrjes.
Malteser Shqipëri, Bashkia dhe Qendra e Zhvillimit i falënderojnë referueset gjermane Dr. Anita Zacharias, pediatre dhe Dr. Monika Aly, trapiste, të cilat vullnetarisht pranuan që ta drejtojnë këtë seminar mjaft të dobishëm.