Aty kanë festuar me fëmijët dhe vajzat, u kanë shpërndarë dhuratat dhe janë munduar që të argëtohen në një pasdite muzikore me ta, në mënyrë që këta fëmijë dhe vajza ta ndiejnë sadopak atmosferën e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ky aktivitet u pasua me aktivitete të tjera argëtuese me
fëmijët Rom dhe Egjiptian, me të cilët MNSH ka projekte të ndryshme social-mjekësore.
Festa filloi me fjalimin falënderues, të drejtuesit shpirtëror të Malteser Fra Gazmend Tinaj, për të gjithë bashkëpunëtorët, drejtuesit, vullnetarët e Malteser.
Pastaj të gjithë pjesëmarrësit shijuan ushqimin e mrekullueshëm dhe muzikën e përzgjedhur për ato.
Festa u organizua në ambientet e qendrës “Kolping” dhe ishin të pranishëm 100 persona, Aktiviteti u financua nga Malteser Shqipëri.